Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Komunën e Drenasit, kanë nisur punimet për ndërtimin e mbikalimit për këmbësor në rrugën regjionale Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Llapushnik afër shkollës fillore “Hasan Prishtina”
Ky projekt kapë vlerën e rreth 100 mijë eurove dhe pas kërkesave të Komunës së Drenasit dhe banorëve të fshatit Llapushnik, Ministria e Infrastrukturës ka nisur punimet për realizimin e këtij mbikalimi. Mbikalimi vlerësohet se ka qenë shumë i nevojshëm, kur dihet se nxënësit e këtij lokaliteti është dashur të bartën me transport për të vijuar mësimin, ndonëse distanca shkollë-shtëpi dhe anasjelltas nuk është e largët, por rruga me katër korsi ka qenë e pamundur për këmbësor, kur dihet rëndësia e kësaj rruge që lidhet edhe me autostradën “Ibrahim Rugova” dhe mbingarkesën e kalueshmërisë së automjeteve. Mbikalimi me planin dinamik të punimeve do të përfundoj gjatë sezonit të verës dhe me fillimin e vitit të ri shkollorë 2014/2015 do të jetë i gatshëm për këmbësor.