Organizata “Amici dei Bambini” mbështet Qendrat për Punë Sociale rreth STREHIMIT FAMILJAR ne projektin Kosovë AID 9497 “Forcimi i shërbimeve për motive familjare, në favor të fëmijëve në Qendrat për Punë Sociale në Kosovë”, me partnerë tre ministritë: Ministrinë e Mirëqenies Sociale/Departamentin e Mirëqenies Sociale si partner kryesor; Ministrinë e Shëndetësisë /Departamentin e Shërbimeve Shëndetësore; Ministrinë e Arsimit/Departamentin e Arsimit Parauniversitar, me një kohëzgjatje tre vjecare.
Në kuadër të aktiviteteve të saj në këtë periudhe do të realizojë një FUSHATE SENSIBILIZUESE në media ( Gazeta, Radio, TV dhe mini- webfaqe në internet ) rreth STREHIMIT FAMILJAR.
Qëllimi i kësaj fushate është që të afrohen dhe lajmërohen familjet kosovare rreth mikërpitjes së përkohshme të fëmijëve jashtë familjes. Qëndrimi i tyre në përiudhën e pritjes deri sa të behet zgjedhja e statusit të tyre nga shërbimet sociale, fëmiju qëndron në një familje të përkohshme ku edhe socializohet dhe rritet në ambient familjar.
Në dispozicion e kanë numrin e telefonit ku mund të telefonojnë gratis dhe mund të marrin informata me të hollësishme 0 800 11888.
Ju mund te qaseni ne linkun
Ku mund te kuptoni me per se afermi çfare është strehimi familjar dhe ku mund te merrni informata me te hollësishme.
Nje mikëpritje e fëmijeve ne veshtiresi nje mundesi rritjeje ne ambient familjar deir ne zgjedhje te statusit te tij.