Të henën me 10.11.2014 ne sallën e Kulturës në Drenas ka filluar festivali tradicional i 17-të me radhë "Ditët e Humorit – Drenasi 2014" që do të zgjasë dy netë dhe do të përformojnë dhjetra grupe humoristike nga Komunat e Republikës së Kosovës.
Në festivalin tradicional "Ditët e Humorit – Drenas 2014" marrin pjesë grupe e individ të humorit nga këto Komuna: Podujeva, Mitrovica, Skenderaj, Istogu, Kamenica, Klina, Ferizaj dhe Peja. Hapjen e këtij festivali e ka bërë drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Agron Dubovci, duke thënë se "në trevat gjithëkombëtare shqiptare, janë ruajtur dhe kultivuar vlerat më kulmore të traditës së humorit që po ashtu janë ruajtur edhe vlerat më burimore të krijimtarisë së gjeniut tonë popullorë, ndaj për këto dy net, do të shpaloset thesari i kësaj tradite kulturore në qytetin e Drenasit", ka thënë drejtori Dubovci. Në natën e parë të festivalit humoristik, janë paraqitur; Grupi Humoristikë nga Podujeva me skeqin "Ora e Gjuhës", Grupi nga Skenderaj me skeqin "Reja e Vjehrra në ditën e sodit", Grupi nga Mitrovica me skeqin "Drejtori deri në pension" dhe Grupi nga Istogu me skeqin "Martesa e Shkollovanit". Në natën e dytë të festivalit e cila është edhe nata finale, do të përfomojnë edhe grupe të tjera nga Klina, Ferizaj, Skenderaj dhe Peja.