Kanë nisur punimet për të rregulluar stadiumin e qytetit për futboll të madh “Rexhep Rexhepi”. Pas kryerjes së punëve të vrazhda ka filluar betonimi i pjesës ku parashihet të ndërtohen shkallet për ata dashamirë që dëshirojnë të shikojnë lojë e zhvilluara në këtë stadium.
Drejtori i Kulturës, Rinis dhe Sporteve, Agron Dubovci, ka thënë se këto punime janë pjesë e punëve për të përmirësuar kushtet në stadium për të zhvilluar lojë cilësore ne këtë stadium. Rregullimi i këtij stadiumi të qytetit ku zhvillohen lojërat në futboll të madh, do të vazhdojnë punimet deri në përfundimin e të gjitha punëve që janë të planifikuara në zgjerimin e hapësirave të stadiumit. Rregullimi i shkallëve në stadium do të mundësojnë ulëse për më shumë se dy mijë shikues dhe stadiumi tani do të këtë dy pjesë për tifoz të lojërave sportive të futbollit.