Përmes partneritetit mes organizatës Business Support Centre Kosovo (BSCK) dhe Komunës së Drenasit, pjesmarrësit e këtij trajnimi fitojnë njohuri të domosdoshme rreth themelimit dhe zhvillimit të biznesit
Kanë filluar trajnimet falas të biznesit që i organizon BSCK-ja në bashkëpunim me Komunën e Drenasit, ndërsa projekti është financuar nga qeveria holandeze. Në këtë trajnim janë duke marrë pjes 45 kandidat nga Drenasi që pretendojnë të hyjnë në tregun e biznesit. Trajnimet do të zgjasin katër javë me gjithsejt 4 module duke përfshirë:
Ndërmarrësi dhe strategji biznesi
Marketing dhe hulumtim tregu
Financa të biznesit dhe kontabilitet
Përpilim të planit të biznesit
Pas përfundimit të këtyre trajnimeve, kandidatët do të paisen me certifikata të cilat njihen ndërkombëtarisht, ndërsa secili kandidat mund të shpërblehet me pakon shërbyese, e cila përfshinë mikro kredi me vetëm 5 për qind kamatë ( 3 vjet koha e kthimit), këshillime menaxheriale falas, anëtarësim falas në Oden Ekonomike të Kosovës dhe promovim falas tek investitorët potencial.