Ka filluar faza e parë e punimeve për rregullimin e shtratit të lumit “Drenica” e që në këtë fazë të punimeve parashihet të rregullohen 6 kilometra.
Projekti për zgjerimin dhe pastrimin e shtratit të lumit “Drenica” është bashkëfinancues mes Komunës së Drenasit dhe Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Në fazën e parë janë parashikuar të behët pastrimi dhe zgjerimi i lumit ne gjatësi prej 6 kilometra, ndërsa ne fazat tjera parashihet rregullimi i shtratit të lumit me shëtitore dhe kolektori i ujërave të zeza dhe gjatësia do të shkoi deri në 14 kilometra.