Ministria e Transportit dhe Komuna e Drenasit kanë bashkëfinancuar dy projekte infrastrukturore të vlerës mbi 500 mijë euro, asfaltimin e rrugës 4 kilometra e gjysmë Drenas-Baicë dhe rrugën Nekoc-Kizhnarek të gjatësisë 1 kilometer e 700 metra.
Punimet për asfaltimin e këtyre rrugëve të rëndësishme për qytetarët e këtyre lokaliteteve kanë filluar ditë me parë dhe sipas planit dinamik të punës që kanë ndërmarrjet e kontraktuara pritet të përfundojnë deri në muajin nëntor të këtij viti. Asfaltimi i rrugës Drenas-Baicë ne gjatësi prej 4 kilometra e gjysmë është e një rëndësie shumë të madhe pasi që lidhet edhe më rrugën që kalon në dy fshatra, Tërdec e Abri. Ndërsa rruga në fshatin Nekoc e gjatësisë prej 1 kilometër e 700 metra lidhë fshatin Kizhnarek dhe fshatin Baicë të Komunës së Lipjanit e gjithashtu kjo rrugë kalon edhe në lagjen Krapi dhe Krasniqi të fshatit Nekoc. Kryetari i Komunës, z.Nexhat Demaku ka vlerësuar si ndër rrugët me të rëndësishme të Komunës që kanë mbetur të pa përfunduara, ndërsa ka theksuar se në gjashtëmujorin e dytë do të nisin edhe dhjetëra rrugë e kanalizime tjera që janë planifikuar në listën e projekteve kapitale.