Në Komunën e Drenasit ka filluar regjistrimi i diasporës dhe mërgatës, projekt ky në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, andaj ftohen të gjithë qytetarët e Komunës sonë që kanë vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje familjare nga Kosova, të vijnë që të regjistrohen.
Regjistrimi bëhet në hyrje të Objektit të Komunës, në Sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe në Zyret e ARC-së.