Nën patronatin e kryetarit të komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku filloi sot turniri tradicional në futboll të vogël. Që mban emrin e dëshmorit gjeneral Rasim Kiqina. Në këtë turnir marrin pjesë mbi njëqind ekipe nga mbarë Republika e Kosovës.
Në fjalën e hapjes, kryetari Demaku tha se ky turnir duhet të reflektojë shembull edhe tek të tjerët për organizimin e manifestimeve të tilla sportive. Ndërkaq, Muharrem Xhemajli, kryetar i OVL të UCK-së në përshëndetjen e tij ka uruar për mbajtjen e turnirit duke cekur se kjo formë është edhe një mundësi për të përkujtuar dëshmorët e kombit drejt realizimit të aspiratave dhe amaneteve të tyre. Në hapje kishin ardhur edhe bashkëluftëtarë nga Brigada 112 e ZO të Drenicës për të nderuar veprën dhe figurën e gjeneral Rasim Kiqinës. Që në nismë, fituesi i vitit të kaluar të kupës së këtij turniri, klubi “Muratori” ka dorëzuar kupën e manifestimit.
Në vazhdim, u mbajtën paralojat ë këtij turniri.