Drenas, më 20 Maj 2011-Sot, në orën 13:00 në Drenas filloi Turniri Memorial Tradicional në futboll të vogël "RASIM KIÇINA 2011" Nën patronatin e Kryetari të Komunës, z. Nexhat Demaku, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, me rastin e 11- vjetorit të rënjes heroike të Heroit të Kosovës Rasim Kiçina, për herë të dhjetë me radhë organizoi Turnirin Memorial Tradicional në futboll të vogël.
Hapjen e turnirit e bëri Drejtori i Drejtorisë për Kultur, Rini dhe Sport, z Agim Kastrati. Për të marrë pjesë në këtë turnir janë paraqitur 104 ekipe, duke filluar me ekipin e Kuvendit Komunal te Drenasit dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Turniri do te vazhdoj deri me 30.05.2010.