Filluan punimet për mirëmbajtjen dhe rregullimin e varrezave të dëshmorëve në Komunën e Drenasit. Punimet kanë filluan në rregullimin e lapidari të Komandantit, Ilaz Kodra, ku do të bëhet punimi i pllakave të betonit anash lapidarit ekzistues, duke vazhduar në rregullimin e platos së varrezave të dëshmorëve në Verboc (ku do të bëhet puna përgatitore, punë tokësore-trupi i rrugës, mbistruktura-shtresat tamponore dhe punët e gereve skajore-kubëzave-rigolles) dhe rrethoja.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka caktuar menaxherin dhe organin mbikqyrës për mbikqyrjen e punimeve.