Edhe në Komunën e Drenasit në fundjavën që lamë pas, filloi me sukses fushata e korrjeshirjeve dhe sipas informative të para që kemi nga tereni rendimentet e grurit janë mjaftë të larta, ku për një hektar (1 ha) sillen 4000 deri në 5000 kg.
Sipas Drejtorit të Drejtoratit për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Skënder Hasi, i cili ishte në teren duke përcjellur nga afër këtë process të rendësishëm, të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë të korreshirjeve në Komunën tonë janë bërë me kohë dhe kjo fushatë po ecën sipas planit të paraparë si dhe jemi mjaft të knaqur me rendimentet e larta të grurit.
Komuna ka formuar komisionin për monitorimin e korrjeshirjeve si dhe komisionet lokale me administratorët e fshatrave dhe çdo ditë jemi në teren duke përcjellur mbarëvajtjen e kësaj fushate. Sipas informatave nga tereni çmimi i korrjes për një hektar që është 100 euro, po respektohet nga të gjithë autokombanjerët dhe farmerët janë të kënaqur me shërbimet që po i’u afrohen.
Vlenë të theksohet se edhe këtë vit autokombanjerët do të subvencionohen me 30 % të derivative të naftës dhe furnizimi veq ka filluar në pikën shpërndarëse që e ka caktuar MBZHR.
Në Komunën e Drenasit janë 60 autokombanja të regjistruara të cilat do të marrin pjesë në këtë fushatë, ku këtë vit kemi një sipërfaqe prej 4300 hekatrëve të mbjellura me drithëra të bardha.