Filloi mbarë gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2011/2012 në të gjitha institucionet e arsimit në Drenas.
Sot, kemi marrur informata nga drejtorët e institucioneve arsimore të Komunës sonë se vijueshmëria e nxënësve ishte në suaza normale, si dhe e mësimdhënësve dhe e personelit tjetër arsimor.
Të gjitha objektet arsimore kanë qenë të përgatitura teknikisht, të pastërta dhe me ngrohje të mjaftueshme.
Sfidë e re për Drenasin, si për të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës prej vitit të ri 2012 do të jetë Autonomia financiare e shkollave, ku tani vetë drejtorët e shkollave do të menaxhojnë me buxhetin e shkollave përkatëse në mungesë të administruesve financiarë, përveç me nga një mësimdhënës ndihmës.