Drenas, më 17.11.2010 – Sot, në Sallën e Kulturës në Drenas fillon Festivali Ditët e Humorit “Drenasi 2010”, i cili do të zgjat për tri ditë radhazi.
Në këtë festival marrin pjesë përfaqësues të humorit me grupe dhe individë nga këto komuna: Drenasi, Skenderaj, Mitrovica, Klina, Ferizaj, Fushë Kosova, Podujeva, Istogu, Peja, Vitia, Rahoveci etj.
Mbrëmja e parë dhe e dytë janë eliminatore,ndërsa në natën e tretë është finalja, ku fituesit shpërblehen.