Me rastin e 2-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovë, Komuna e Drenasit ka organizuar një mori aktivitetesh, duke filluar: Nga ora 10:00, u bë vendosja e kurorave te lapidari i dëshmorëve në Drenas. Nga ora 11:00, në Sallën e Shtëpisë së Kulturës në Drenas u mbajt Manifestimi Qendror me këtë program:
1. Himni Kombëtar dhe i Kosovës,
2. Nderime për dëshmorët dhe të gjithë të rënët
Komuna e Drenasit organizon turnir në Futboll të Vogël me Institucionet për nderë të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, i cili do të mbahet me datën 17 Shkurt 2010, nga ora 14:00, në fushën sportive “Bejta Com”.