Në ceremoninë e inaugurimit për modernizimit të filtrave ne ndërmarrjen e “Ferronikelit”, kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale dhe ndërkombëtar të shumtë.
New Co “Ferronikeli” në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, simbolikisht bëri inaugurimin e modernizimit të filtrave duke i përmbushur standardet ndërkombëtare. Me rastin e kësaj ceremonie i pranishëm ishte kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, Zv-Kryeministria dhe ministrja e Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë,, Mimoza Kusari-Lila, drejtori menaxhues i ndërmarrjes Ioannis Moutafis, zv.Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Shpëtim Rudi dhe shumë përfaqësues të tjer institucionesh vendore e ndërkombëtare. Kryetari i Komunës së Drenasit, z.Nexhat Demaku ne ceremoninë e përurimit të filtrave të rinj në furrat rrotulluese, ka përgëzuar kompaninë për investimet e bëra dhe ka shtuar se kanë një shpresë që me inaugurimin e këtyre filtrave do të përmirësohet gjendja e ndotjes së ambientit. Ndërsa drejtori i kompanisë së “Ferronikelit”, Ioannis Moutafis, ka thënë se për kompaninë është një ditë historike jo vetëm sepse inaugurojmë filtrat në furrat rrotulluese, por edhe se është një paisje e teknologjisë së lartë e instaluar nga kompani lidere nga Danimarka. Moutafis ka thënë se kjo siguron standarde të larta të mbrojtjes së mjedisit dhe me këtë Ferronikeli përmbush një plan afatgjatë të angazhimeve dhe veprimeve për mbrojtjen e mjedisit. Ndërkaq, zv. Kryeministrja Mimoza Kusari-Lila në këtë ceremoni tha se përurimi i sotëm i filtrave të rinj në furrat rrotulluese të ndërmarrjes Ferronikeli është edhe një hap më shumë që kjo ndërmarrje po bën rreth rritjes së efikasitetit të saj operacional dhe përmbushjes së standardeve dhe teknologjisë së fundit në mbrojtjen e mjedisit. Instalimi i këtyre filtrave duke përfshirë edhe instalimin e Sistemit të Monitorimit të Vazhdueshëm tregon se ndërmarrja Ferronikeli e ka marr shumë seriozisht modernizimin e të gjitha proceseve prodhuese në kompani në mënyrë që kompania të jetë sa më miqësore ndaj mjedisit, ka thënë zv.Kryeministrja Lila. Menaxhmenti i ndërmarrjes ka bërë edhe një demonstrim para të pranishmëve punën dhe efikasitetin e filtrave me ndaljen e punës së filtrave dhe rikthimi i tyre në punë. Përmes këtij demonstrimi edhe u bë inaugurimi zyrtar i filtrave.