Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2017-2018, kompania NewCoo “Ferronikeli” në Drenas, ka dhuruar 200 çanta të kompletuara edhe me pajisje shkollore, ndërsa edhe kompania Al-Trade ka dhuruar 100 çanta po ashtu me pajisje përcjellëse shkollore, ku ky aktivitet është bërë në bashkëpunim me Komunën e Drenasit. Përfitues të këtyre çantave shkollore, janë fëmijët jetim dhe ata me kushte të rënda ekonomike e sociale, ndërsa përzgjedhjen e tyre e kanë bërë kolektivi i shkollave. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor dhe ka falënderuar ndërmarrjen e Ferronikelit dhe Al-Trade për donacionin e këtyre çantave, duke e zbutur sadopak gjendjen e ekonomive familjare. Drejtori i Ferronikelit, Iftach Shlomo u ka uruar po ashtu fillimin e vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve të pranishëm, duke u dëshiruar atyre një vit të mbarë me suksese, duke siguruar që Ferronikeli do të vazhdon të kontribuojë në arsim dhe edukimin e fëmijëve të Komunës së Drenasit.