Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Drenasit edhe këtë vit ka vazhduar me ndërtimin e miniserave për fermerët të cilët merren me kultivimin e perimeve.
Sipas Drejtorit të DBZHE, z. Skender Hasi sivjet janë ndërtuar edhe njëqind (100) sera për fermerët tanë të cilët do të kultivojnë perimkulturat në ambiente të mbyllura në këtë projekt. Komuna ka financuar 70% të vlerës së projektit kurse fermerët kanë participuar 30 % të vlerës së projektit.
z. Hasi theksoj se fermerëve përfitues do tu ofrohen edhe këshilla profesionale permes trajnimeve që do të organizohen dhe konsulencave të vazhdueshme në teren.
Ndërtimi i këtyre serave krijon kushte dhe mundësi për prodhimtari të vazhdueshme gjatë gjithë vitit si dhe furnizimi i tregut me perime të freskëta në çdo sezonë gjatë tërë vitit. Këtij sektori do t’i duhën prioritete më të mëdha në mënyrë që të rrisim kapacitetet prodhuese si dhe ngritje të cilësisë së prodhimeve që të jemi konkurentë të denjë në treg dhe çdo vit të zvogëlohet importi i perimeve nga vendet tjera. Gjithashtu DBZHE ka pajisur gratis të gjithë perfituesit e mëhershëm të serrave me sistemin pike-pikë. Gjatë gjashtëmujorit të dytë të këtij viti përveq këtij sektori DBZHE ka planifikuar të ngriten edhe dhjetë (10) ha me pemishte të reja si dhe furnizimin e bletarve me paisje të nevojshme për rritjen e cilësisë së mjaltit.
Sipas Drejtorit të DBZHE – z. Skender Hasi, Komuna e Drenasit do të rritë buxhetin për mbështetjen e fermerëve në të gjitha sektorët e bujqësisë, sepse bujqësia është një lëmi ku me potencialet që kemi si Komunë, duke patur parasysh edhe sistemin e ujitjes Ibër-Lepenc ku mund t’i ujisë afro 5600 ha dhe me këtë rast krijohen mundësi për zhvillimin e një bujqësie intensive dhe do të krijojmë vende të reja të punes.