Në turnirin e 12 Tradicional Memorial në Futboll të Vogël “Rasim Kiçina” që është përmbyllur ditën e Çlirimit të Drenasit, pas 15 ditësh lojë, ka triumfuar në finale ekipi i Feniksit kundër ekipit Menar 3:1
Zyrtarisht është përmbyllur Turniri Tradicional Memorial në Futboll të Vogël “Rasim Kiçina” në ditën e Çlirimit të Drenasit dhe ditën e Dëshmorëve që për 15 ditë është mbajtur nën patronatin e Kryetarit të Komunës, z.Nexhat Demaku. Në këtë turnir kanë marrë pjesë 112 ekipe nga e gjithë treva e Kosovës që edhe u zhvilluar 112 ndeshje nga data 30 maj deri me 14 qershor. Në finalen e madhe të këtij turniri që merrnin pjesë shumë figura të shquara të vendit tonë, u takuan ekipi i Feniksit, kampion i Kosovës në Futsall dhe ekipi Menar fitues i shumë turnirëve që janë mbajtur në Kosovës e që vitin e kaluar kishte zënë vendin e parë të po këtij turniri. Vendin e parë të Turnirit Tradicional Memorial në Futboll të Vogël “Rasim Kiçina 2013” e mori ekipi Feniks kundër ekipit Menar ne avantazh 3:1. Pas përfundimit të ndeshjeve, kryetari i Komunës, z.Nexhat Demaku, deputetet e Kuvendit të Kosovës, z.Fadil Demaku dhe z.Ramiz Lladroci dhe përfaqësues të tjerë ndanë edhe mirënjohje dhe çmime për lojtaret me të dalluar të këtij turniri.