Për pjesëmarrje në takim lidhur me dëgjimin buxhetor për vitet 2018-2020
Kryetari i Komunës, Z. Ramiz Lladrovci fton të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit që të marrin pjesë në takimin me publikun për
dëgjimin buxhetor 2018-2020 për të diskutuar për planifikimin e buxhetit dhe projekteve në interes të tyre.
Takimet do të mbahen ne terminët e poshtëshënuara: Me datën 24.08.2017 ( e enjte ) duke filluar nga ora 10:00 takimi do të mbahet në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Rilindja” në Dobroshec me banorët e fshatit; Dobroshec, Gllanasellë, Godanc, Likoshan Gradicë dhe Çikatovë e Vjetër.
Me datën 24.08.2017 ( e enjte ) duke filluar nga ora 13:30 takimi do të mbahet në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Zenel Hajdini” në Tërstenik me banorët e fshatit; Tërstenik I dhe II, Verboc, Polluzhë e Shtuticë.
Me datën 24.08.2017 ( e enjte ) duke filluar nga ora 15:00 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Rasim Kiqina” në Drenas me banorët e Drenasit I, II dhe III, Poklek i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë, Gllobar dhe Shtrubullovë.
Me datën 25.08.2017 ( e premte ) duke filluar nga ora 10:00 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Migjeni” në Baicë me banorët e fshatit Abri, Tërdec, Baicë, Krajkovë dhe Damanek.
Me datën 25.08.2017 ( e premte ) duke filluar nga ora 13:30 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Abedin Bujupi” në Arllat me banorët e fshatit, Arllat, Llapushnik, Negroc, Vuçak dhe Gjergjicë .
Me datën 25.08.2017 ( e premte ) duke filluar nga ora 15:00 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Xhela din Gashi-Plaku” në Komoran me banorët e Komoranit, Kizhnarekës, Nekocit, Fushticë e Ulët, Fushticë e Lartë, Sankoc, Korroticë e Lartë, Korroticë e Ulët, Zabel i Ulët dhe Zabel i Lartë.