Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit që të marrin pjesë në tubimin informativ lidhur me regjistrimin e ndërtesave, banesave apo lokaleve afariste, që do të mbahet me datën 05.12.2012, në ora 14:00, në Sallën e Kuvendit Komunal të Drenasit.
Kryetari i Komunës tubimin e organizon në bashkëpunim me Drejtorinë për Katastër, Gjeodezi dhe Pronë, Agjensionin Katastral të Kosovës dhe firmën “GEOPROJECT” implementuese e projektit.