F t e s ë
Për pjesëmarrje në takim lidhur me dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2023-2025
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, administratorë të vendbanimeve, përfaqësues të lagjeve, OJQ-të, Shoqatat e grave, shoqëria civile, biznese dhe profesionistët, se Komuna e Drenasit, përkatësisht kryetari z. Ramiz Lladrovci, në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet e Financave, se më datën 07, 08 dhe 09 Qershor do të fillojnë dëgjimet buxhetore për të diskutuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2023-2025.
Korniza Afatmesme Buxhetore është e një rëndësie të veçantë për Komunën e Drenasit, prandaj ju qytetarë të nderuar, shfrytëzoni të drejtën e juaj që të jeni pjesëmarrës aktiv në këto dëgjime publike. Takimi do të jenë një proces i dëgjimit që do të shërbej për vendimmarrje, ku me propozimet dhe vërejtjet e juaja, Ju do të kontribuoni që kjo Kornizë Afatmesme Buxhetore Komunale dhe Lista e investimeve kapitale të jetë sa më e kompletuar dhe cilësore për të përmirësuar jetën e tuaj.
Takimet për planifikim të buxhetit do të zhvillohen me këtë rend dite;
- Informatë e përgjithshme lidhur me buxhetin komunal 2023-2025
- Lista e investimeve kapitale
- Kërkesat e banorëve
Më poshtë gjeni vendin e mbajtjes së dëgjimit, datën dhe vendbanimet e përfshira:
| Vendbanimet ku do të mbahen dëgjimet dhe përfaqësuesit | Data dhe ora e dëgjimeve | Vendi |
| Drenas
Shoqata të bizneseve, OJQ dhe Shoqëria Civile |
E martë
07.06.2022 Ora 10:30 |
Salla e Kuvendit në objektin e Komunës |
| Drenas
Për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor |
E martë
07.06.2022 Ora 13:30 |
Salla e Kuvendit në objektin e Komunës |
| Bashkësia lokale e Dobroshecit
(Gradicë, Likoshan, Godanc, Dobroshec, Gllanasellë dhe Çikatovë e Vjetër.) |
E mërkurë
08.06.2022
Ora 10:20 |
ShFMU “Rilindja”
Dobroshec |
| Bashkësia Lokale Tërstenik
(Tërstenik I dhe II, Vërboc, Polluzhë dhe Shtuticë) |
E mërkurë
08.06.2022 Ora 13:15 |
ShFMU “Zenel Hajdini” Tërstenik |
| Bashkësia Lokale Baicës
(Abri, Tërdec, Baicë, Krajkovë dhe Damanek) |
E mërkurë
08.06.2022 Ora 14:45 |
ShFMU “Migjeni” Baicë |
| Bashkësia lokale Arllatit
(Arllat, Llapushnik, Negroc, Vuçak, dhe Gjergjicë) |
E enjte
09.06.2022 Ora 10:20 |
ShFMU “Abedin Bujupi”
Arllat |
| Bashkësia lokale e Komoranit
(Kizhnarekë, Nekoc, Fushticë e Ulët dhe e epërme, Korroticë e ulët dhe e epërme, Zabel i ultë dhe i Epërm dhe Sankoc) |
E enjte
09.06.2022 Ora 13:45 |
ShFMU “Xheladin Gashi -Plaku” Komoran |
| Drenasi me zonat dhe fshatrat përreth
(Drenasi I, II, dhe III, Pokleku i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë, Gllobar dhe Shtrubullovë) |
E enjte
09.06.2022 Ora 14:40 |
ShFMU “Rasim Kiqina”
Drenas |
Ju mirëpresim!

