F t e s ë
Për pjesëmarrje në takim lidhur me dëgjimin buxhetor për vitet 2022-2024
Konform Ligjit mbi Menaxhimin e Financave Publike si dhe Qarkores Buxhetore Nr.01 2022/01 si dhe nr.797/2021, të lëshuar nga Ministria e Financave më datë 14.05.2021, përkatësisht Qarkores 2022/02 më 05.08.2020, drejtuar kryetarit të Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci, ftohen administratorët e vendbanimeve dhe përfaqësuesit e lagjeve, që të marrin pjesë në takimet me publikun për dëgjimin buxhetor 2022-2024 për të diskutuar për planifikimin e buxhetit dhe projekteve në interes të tyre.
Këto takime kanë për qëllim që nga kërkesat direkte të qytetarëve të adresohen prioritetet buxhetore dhe investimet kapitale për vitin e ardhshëm, andaj kërkojmë nga administratorët dhe përfaqësuesit e lagjeve, që në këto dëgjime të paraqesin kërkesat e banorëve dhe lagjeve të vendbanimeve në Komunën e Drenasit.
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes nga pandemia COVID-19, lusim të gjithë qytetarët që kërkesat e tyre për projektet e planifikuara për vitin e ardhshëm t’i adresojnë tek administratorët e vendbanimeve të tyre, ose përfaqësuesit e lagjeve dhe këta të fundit, në dëgjimet buxhetore t’i adresojnë kërkesat.
Dëgjimet do të mbahen në hapësira të shkollave, ku do të sigurohet distanca e udhëzuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për mbajtjen e takimeve.
Takimet do të zhvillohen me këtë rend dite;
- Informatë e përgjithshme lidhur me buxhetin komunal 2022-2024
- Draft-Lista e investimeve kapitale sipas vendbanimeve ku mbahet takimi
- Kërkesat e banorëve
Draft-Buxhetin për vitet 2022-2024 dhe Draft-Listën e Investimeve kapitale e gjeni në këtë link; https://gllogoc.rks-gov.net/category/projektet/
Më poshtë gjeni vendin e mbajtjes së dëgjimit, datën dhe vendbanimet e përfshira:
| Vendbanimet ku do të mbahen dëgjimet | Data dhe ora e dëgjimeve | Vendi |
| Drenas
Për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor |
E enjte
19.08.2021 Ora 10:00 |
Salla e Kulturës
Drenas |
| Bashkësia lokale e Dobroshecit
(Gradicë, Likoshan, Godanc, Dobroshec, Gllanasellë dhe Çikatovë e Vjetër.) |
E enjte 19.08.2021
Ora 11:15 |
ShFMU “Rilindja”
Dobroshec |
| Bashkësia Lokale Tërstenik
(Tërstenik I dhe II, Vërboc, Polluzhë dhe Shtuticë) |
E enjte
19.08.2021 Ora 13:45 |
ShFMU “Zenel Hajdini” Tërstenik |
| Bashkësia Lokale Baicës
(Abri, Tërdec, Baicë, Krajkovë dhe Damanek) |
E enjte
19.08.2021 Ora 15:10 |
ShFMU “Migjeni” Baicë |
| Bashkësia lokale Arllatit
(Arllat, Llapushnik, Negroc, Vuçak, dhe Gjergjicë) |
E premte
20.08.2021 Ora 10:15 |
ShFMU “Abedin Bujupi”
Arllat |
| Bashkësia lokale e Komoranit
(Kizhnarekë, Nekoc, Fushticë e Ulët dhe e epërme, Korroticë e ulët dhe e epërme, Zabel i ultë dhe i Epërm dhe Sankoc) |
E premte
20.08.2021 Ora 13:15 |
ShFMU “Xheladin Gashi -Plaku” Komoran |
| Drenasi me zonat dhe fshatrat përreth
(Drenasi I, II, dhe III, Pokleku i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë, Gllobar dhe Shtrubullovë) |
E premte
20.08.2021 Ora 14:45 |
ShFMU “Rasim Kiqina”
Drenas |
Ju mirëpresim!

