Bordi i Drejtorëve i udhëhequr nga Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, në mbledhjen e mbajtur më 18.05.2015, pati temë diskutimi Qarkoren Buxhetore 2016/1 për Komunat, të lëshuar nga Ministria e Financave, dokument ky i cili zyrtarisht hap mundësitë e një planifikimi buxhetore për vitet 2016-2018.
Komuna e Drenasit, përkatësisht Kryetari i Komunës së Drenasit ju bën ftesë qytetarëve, OJQ-ve, shoqërisë civile dhe profesionistëve që të vijnë në Komunë dhe të marrin pjesë dhe të kontribojnë në planifikimit e kësaj strategjie.
Të gjithë të interesuarit për të kontribouar në këtë strategji fiskale janë të lirë të kontribuojnë çdo ditë tek resorset përkatëse.
Ju mirëpresim!