Mbështetur në tubimet e deritanishme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në emër të Kryetarit të Komunës, z. Nexhat Demaku, ju drejtoj këtë: Ftesë për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), lidhur me zhvillimet në Komunën e Drenasit. Mbledhja e radhës është caktuar për dt. 09.06.2015, e marte, me fillim në orën 10:00, në Zyrën e Drejtorit të Administratës së Përgjithshme.
Rendi i punës:
1. Procesverbal i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 05.05.2015
2. Siguria rrugore.
3. Shenjat në rrugë.
4. Të ndryshme.
Pjesëmarrësit do të kenë rastin të elaborojnë çështjet në agjendë hollësisht me zyrtarë përgjegjës të sektorëve.
Shpresojmë se pjesëmarrja juaj do të kontribuojë në shqyrtimin e këtyre zhvillimeve në Komunën e Drenasit.