Komuna e Drenasit, më datën 25.05.2016, zyrtarisht ka pranuar Qarkorën buxhetore 2017/01 e lëshuar nga Ministri i Financave z. Avdullah Hoti, dokument ky i cili jep udhëzimet fillestare për mënyrën e planifikimit të buxhetit për vitet fiskale 2017-2019.
Komuna e Drenasit, përkatësisht Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, ju benë ftesë qytetarëvë, OJQ-ve, shoqërisë civile dhe profesionistëve që të vijnë në Komunë që të marin pjesë dhe të kontribuojnë në planifikimin e kësaj strategjie fiskale (2017-2019).
Të gjithë të interesuarit për të kontribouar në këtë strategji fiskale janë të lirë të kontribuojnë çdo ditë tek resoret përkatësë (drejtoritë).
Ju mirëpresim!