Mbështetur në tubimet e deritanishme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në emër të Kryetarit të Komunës, z. Nexhat Demaku, ju drejtoj këtë: Ftesë, që të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), lidhur me zhvillimet në Komunën e Drenasit. Mbledhja e radhës është caktuar për dt. 30.06.2016, e enjte, me fillim në orën 13:00, në Sallën e Mbledhjeve, kati i II-të, në objektin e ri të Komunës.
Rendi i punës:
1. Procesverbal i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 10.05.2016,
2. Raport për Planin e Reagimit Emergjent,
3. Informim rreth përfundimit të vitit shkollor 2015-2016,
4. Të ndryshme.
Pjesëmarrësit do të kenë rastin të elaborojnë çështjet në agjendë hollësisht me zyrtarë përgjegjës të sektorëve.
Shpresojmë se pjesëmarrja juaj do të kontribuojë në shqyrtimin e këtyre zhvillimeve në Komunën e Drenasit.