Mbështetur në tubimet e deritanishme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në emër të Nënkryetarit të Komunës, z. Arsim Haxhiu, ju drejtoj këtë:
F T E S Ë
Ftohen antarët e KKSB-së që të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), lidhur me zhvillimet në Komunën e Drenasit.
Mbledhja e radhës është caktuar për dt. 30.11.2016, e merkurë, me fillim në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve, kati i II-të, në objektin e ri të Komunës.
Rendi i punës:
1. Procesverbal i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 22.08.2016,
2. Siguria publike gjatë procesit zgjedhor,
3. Vendosja e kamerave në komunën e Drenasit,
4. Informim rreth mbulueshmërisë së shërbimit në menagjimin e mbeturinave.
Pjesëmarrësit do të kenë rastin të elaborojnë çështjet në agjendë hollësisht me zyrtarë përgjegjës të sektorëve.
Shpresojmë se pjesëmarrja juaj do të kontribuojë në shqyrtimin e këtyre zhvillimeve në Komunën e Drenasit.