Mbështetur në tubimet e deritanishme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në emër të Nënkryetarit të Komunës, z. Arsim Haxhiu, ju drejtoj këtë:
F T E S Ë
Ftohen antarët e KKSB-së që të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), lidhur me zhvillimet në Komunën e Drenasit.
Mbledhja e radhës është caktuar për dt. 27.12.2016, e marte, me fillim në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve, kati i II-të, në objektin e ri të Komunës.
Rendi i punës:
1. Procesverbal i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 30.11.2016,
2. Informim rreth ecurisë së procesit zgjedhor të 4 dhjetorit dhe 18 dhjetorit 2016,
3. Informim nga DSHPE lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve në sezonin dimëror,
4. Vetëdijësimi për rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike.
Pjesëmarrësit do të kenë rastin të elaborojnë çështjet në agjendë hollësisht me zyrtarë përgjegjës të sektorëve.
Shpresojmë se pjesëmarrja juaj do të kontribuojë në shqyrtimin e këtyre zhvillimeve në Komunën e Drenasit.