Në vështrim të nenit 34 paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 13 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 8 të Rregullores 01.Nr.29 Komunale për Transparencë, si dhe nenit 13 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06 për Standarde Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, Komuna e Drenasit, me datë 03.06.2022, benë këtë:
F t e s ë
Për pjesëmarrje në konsultim publik për draft-Rregulloren për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me Fshatra, Vendbanime dhe Lagjet Urbane në Komunën e Drenasit.
Kryetari i Komunës, z. Ramiz Lladrovci, fton të gjithë qytetarët për të diskutuar draft-Rregulloren për Organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatra, vendbanime dhe lagjet urbane në Komunën e Drenasit.
Njoftohen gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara që të marrin pjesë në konsultimin publik i cili do të mbahet të premten me datë 17.06.2022 në Sallën e Kuvendit duke filluar në ora 10:30.
Të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet që dalin nga ky konsultim me publikun do të shqyrtohen në Komitetin për Politikë e Financa.
Njëkohësisht të gjithë qytetarët dhe të interesuarit tjerë, në afatin prej 14 ditësh nga dita e publikimit të kësaj ftese, të gjitha komentet, vërejtjet dhe sugjerimet mund t’i bëjnë edhe përmes formës elektronike në e-mail adresën; komuna.drenas@rks-gov.net ose edhe drejtpërdrejtë në Zyrën pritëse përmes protokollit.
Draft- Rregulloren për Organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatra, vendbanime dhe lagjet urbane në Komunën e Drenasit, mund ta gjeni edhe në ueb faqen zyrtare të komunës ne këtë link; https://gllogoc.rks-gov.net/category/konsultimet-publike-al/