Komuna e Drenasit më datën 14.05.2021, zyrtarisht ka pranuar Qarkoren Buxhetore 2022/01 e lëshuar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, dokument ky i cili jep udhëzime fillestare për mënyrën e planifikimit të buxhetit për vitin fiskal 2022 dhe projeksionet e vlerësimit për vitet 2023-2024.
Komuna e Drenasit, përkatësisht Kryetari i Komunës, z. Ramiz Lladrovci, fton qytetarët, OJQ-të, Shoqërinë Civile, profesionistët dhe gjithë të interesuarit, të vijnë në Komunë për të marrë pjesë dhe të kontribuojnë në planifikimin e strategjisë fiskale të buxhetit (2022-2024).
Të gjithë të interesuarit për të kontribuar në këtë strategji fiskale, janë të lirë të kontribuojnë çdo ditë pune tek resorët përkatës (drejtoritë) në Komunën e Drenasit.
Ju mirëpresim!