F t e s ë
Komuna e Drenasit më datën 15.05.2020, zyrtarisht ka pranuar Qarkoren Buxhetore 2021/01 e lëshuar nga Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, z. Besnik Bislimi, dokument ky i cili jep udhëzime fillestare për mënyrën e planifikimit të buxhetit për vitet fiskale 2021-2023.
Komuna e Drenasit, përkatësisht Kryetari i Komunës, z. Ramiz Lladrovci, ju benë ftesë qytetarëve, OJQ-ve, Shoqërisë Civile, profesionistëve dhe gjithë të interesuarve të tjerë që të vijnë në komunë për të marrë pjesë dhe që të kontribuojnë në planifikimin e strategjisë fiskale (2021-2023).
Të gjithë të interesuarit për të kontribuar në këtë strategji fiskale, janë të lirë të kontribuojnë çdo ditë pune tek resorët përkatës (drejtoritë).
Ju mirëpresim!