Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit që të marrin pjesë në rivarrimin e mbetjeve mortore të 21 viktimave të luftës, persona të zhdukur, të identifikuar nga mbetjet mortore të gjetura në Rudnicë të Rashkës si dhe përkujtimin e të gjithë të rënëve në Çikatovë e Vjetër, më 17 prill 2015 në oborrin e shkollës "Dëshmorët e Drenicës".
Programi:
11:00-11:30 Homazhe pranë turpave të martirëve
11:30-12:00 Pjesa Foljore:
Fjalë përshëndetëse nga Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku dhe nga Niveli Qendror.
Poezi kushtuar Kosovës
Fjalim kushtuar Martirëve.
12:00-14:00 Fillimi i rivarrimit
14:00 Ribashkimi i trupit të Rrahman Nika në varrezat e fshatit Gllanasellë.