Komuna e Drenasit, përkasisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emërgjencë ka filluar procesin e aktiviteve për eleminimin e deponive ilgale, me ç’rast janë caktuar 137 lokacione për pastrim. Pas përfundimi të secilit aktivitet në eleminimit deponive ilegale, Komune e Drenasit do të filloj me procesin e monitorimit, ku do të bëhet krahasimi i gjendjes së tanishme me gjendjen e më herëshme.
Me qëllim të eleminimit të këtyre dukurive Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emërgjencë kërkon përkrahje të vazhdueshme nga Drejtoria e Inspektoriatit Komunal dhe Policia e Kosovës (Stacionit Policor Drenas) në marrjen e masave ndaj qytetarëve të cilët bëjnë shkelje të Ligjit, me qëllim të parandalimit të hudhjes së mbeturinave dhe krijimit të deponive ilegale.