Edhe një mundësi e re për gratë e Komunës së Drenasit,
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik informon te gjitha Gratë Ndërmarrëse se Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) dhe programi Gratë Ndërmarrëse në Energji (WEE) hapën thirrjet për grante.
Programi WEE do të shpërndajë grante për të ndihmuar gratë ndërmarrëse të investojnë në masa të efiçiencës së energjisë për t’i mundësuar atyre që të rrisin biznesin e tyre përmes një përdorimi më efiçient të energjisë.
Thirrja për aplikime është e hapur tani për dy lloje të granteve:
- Grantet e komponentit të AVANCUARpërqendrohen në investime deri në 10,000 €, për bizneset në pronësi të grave (të paktën 51% në pronësi të grave) dhe ndërmarrëseve individuale, pa ndonjë kufizim në numrin e të punësuarve, të cilat kanë qenë në biznes për të paktën 1 vit. Aplikimet për grante të AVANCUARA janë të hapura deri më 31 janar 2021.
- Grantet e komponentit të MENÇURjanë përqendruar në investime që variojnë nga 10,000 € dhe deri në 135,000 €, për gratë që zotërojnë të paktën 51% të biznesit të tyre, me të paktën 5 punonjës dhe të cilat kanë qenë në biznes për të paktën 2 vjet. Aplikimet për grantet e MENÇURA janë të hapura deri më 31 janar 2021.
Një numër punëtorish do të organizohen përmes internetit për të ndihmuar gratë ndërmarrëse të vlerësojnë dhe kuptojnë më mirë zgjidhjet e përshtatshme për një përdorim më efiçient të energjisë.
28 dhjetor, ora 10:00: Punëtori informuese online për kompontentin e MENÇUR
29 dhjetor, ora 10:00: Punëtori informuese online për kompontentin e AVANCUAR.
Dokumentet e aplikimit, si dhe informacionet shtesë mund të gjenden dhe të shkarkohen këtu.
Detajet e kontaktit:
Për më shumë informata, na kontaktoni në:
E-mail: wee@millenniumkosovo.org
Linja informuese: +383 49 722 411
Për çdo informacion shtesë, ju lutëm të drejtoheni tek Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Drenasit.