Filluan punimet në rregullimin dhe ndërtimin e dy shadërvanëve në parkun e qytetit, përballë sheshit “Fehmi Lladrocit” në Drenas. Ky projekt u realizua nga Komuna e Drenasit përkatësishtë Drejtorati për Zhvillim Ekonomik dhe Bujqësi në bashkëfinancim me Agjensionin për Zhvillim Rajonal-Qendër si implementues i projekteve të BE-së. Projekti në fjalë do të pasurojë ambientin e bukur në parkun e Drenasit, ku qytetarët do të kenë mundësi të freskohen me ujë të pijes.