Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtori i DBZHE-së, z. Skender Hasi në bashkëpunim me Zyren e Kryetarit, morën pjesë në Panairin e Komunave 2016 të organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Në këtë Panair u informuan te pranishmit me produkte dhe u shpërndanë fletushka, broshura si dhe kataloge të produkteve të ndryshme që prodhohen nga bizneset që operojnë në teritorin e Komunës së Drenasit. Gjithashtu u informuan me Strategjinë Zhvillimore si dhe dokumente tjera të rëndësishme të Komunës sonë.

Kishte shumë të interesuar për prodhimet e produkteve të Komunës sonë.