Komuna e Drenasit në bashkëpunim me organizatën INDEP, mbajti sot takim me qytetarët e kësaj komune, ku u diskutua për platformën e Institutit, INVESTOMETRI dhe investimet kapitale në këtë komunë. Në praninë e shumë qytetarëve, përfshirë kryetarët e fshatrave të Drenasit, drejtorët e drejtorive komunale, këshilltarët komunalë dhe përfaqësues të OJQ-ve lokale, ky diskutim u drejtua nga kryetari i kësaj komunë, z. Ramiz Lladrovci dhe përfaqësuesit e INDEP. Kryetari Lladrovci e përshëndeti dhe mirëpriti platformën INVESTOMETRI, përmes së cilës sigurohet përfshirja e qytetarëve në procesin e mbikëqyrjes, llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve vendimmarrëse sa i përket investimeve kapitale. Platforma u mirëprit edhe nga të pranishmit e tjerë në diskutim. INVESTOMETRI u vlerësua si një mekanizëm shtesë në mbikëqyrjen e investimeve kapitale, që do t’i shërbejë komunës në njërën anë dhe operatorëve në anën tjetër. Përndryshe, takimi i sotëm me qytetarët në Drenas nisë ciklin e takimeve të këtij lloji si pjesë e komunave në të cilat platforma INVESTOMETRI është lansuar. Më posht gjeni edhe linkun e platformes INVESTOMETRI: http://investometri.com/sq/559-2/