Komuna e Drenasit me rastin e shënimit të 16 vjetorit të Ditës së Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve, fton gjithë qytetarët që të marrin pjesë në organizimet të cilat do të shënojnë këtë ditë të rëndësishme me 12.06.2015 (e premte) dhe 14.06.2015 (e diele)
Më 12.06.2015 (e premte) duke filluar nga ora 14:00 do të mbahet Akademia Solemne në Sallën e Kuvendit, ndërsa po këtë ditë dot ë fillon Turniri në Volejboll "KV Drenasi" ku hapja do të behët në ora 12:30 dhe do të përfundoj ne ora 18:00.
Ndërsa me 14.06.2015 (e diele) duke filluar nga ora 10:00 do të behën homazhe tek lapidari i Dëshmorëve në qendër të qytetit.
Në ora 12:00, finalja në Turnirin Memorial Tradicional në Futboll të Vogël "Rasim Kiçina 2015".
Në ora 18:00 do të përmbyllet aktivitetet me manifestimin qendror më programin artistik në sheshin "Fehmi Llardovci"