Drenasi i përgjigjet aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”
24/05/2014 00:00
Iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën”, ka bashkuar të shtunën qindra qytetarë të Drenasit, përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile, forumi i të rinjëve, organizatën gjermane GIZ, kompaninë “Pastrimi”, ndërmarrjën e “Ferronikelit” FSK-në, Zjarrëfikësit, student e nxënës.
Në shënimin e kësaj dite, drejtoresha e Shërbimeve Publike, Hyrije Xhemajlaj – Thaqi ka falenderuar të gjithë pjesmarrësit që i janë bashkuar aksionit të pastrimit. Ndërsa përfaqësuesi i organizatës gjermane GIZ, Kai Hofmann ka thënë se ngjarje sikur kjo e 24 majit duhet të vazhdojnë çdo ditë që Kosova të këtë një ambient me të pastër. Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” është organizuar nga Komuna e Drenasit, përkatësisht nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me organizatën GIZ kompaninë “Pastrimi” dhe Këshillin e Veprimit Rinor Lokal ndërsa i janë bashkuar aksionit me mjete teknike edhe ndërmarrja e “Ferronikelit”, ndërmarrja “Vëllëzërit Krasniqi” dhe “Vrellaku”. Janë pastruar 8 pika të indntifikuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, sheshi i qytetit “Fehmi Lladrovci” dhe janë vendosur shënja në pikat e pastrimit që ndalojnë hudhjen e mbeturinave. Që të krijohet një ambient sa më i pastër, kërkojmë nga qytetarët e Komunës së Drenasit të ruajn ambientin dhe të mos hudhin mbeturina në vendet publike.