Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, Drejtoria për Kulturë Rini e Sport ka bërë të gjitha përgaditjet për të filluar Revista e Folklorit Burimor Shqiptar "Drenasi 2014", i cili do të mbahet nga data 09.09.2014 deri më 13.09.2014.
Që ky festival të mbahet sa më mirë, aktivitetet për Revistën e Folklorit Burimor Shqiptar "Drenasi 2014” kanë filluar nga muaji shkurt i këtij viti. Fillimisht janë themeluar grupet punuese dhe grupi seleksionues artistik profesional ka bërë seleksionimin e grupeve e ansambleve konkuruese të RFBSH-së "Drenasi 2014" nga e gjithë Kosova dhe jashtë saj. Nga këto grupe të Reveistës së Folklorit Burimor Shqiptar "Drenasi 2014” marrin pjesë 52 grupe, ansamble dhe individ e rapsod të folklorit burimor shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse, ndërsa në skenën e Revistës do të prezentojnë mbi 1200 përsona të cilët do të paraqesin vlerat burimore të traditës së folklorit anembanë shqiptarë. Ky festival i Revistes do të zgjas pesë ditë (netë) dhe do të filloj nga 9 shtatori (ditë e martë) deri me 13 shtator (ditë e shtunë) ku edhe do të mbahet nata filane. RFBSH-ja do të mbahet në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe secilën mbrëmje do të filloj në orën 18:00. “Komuna e Drenasit është e gatshme për të filluar këtë manifestim me vlera gjithëkombëtare dhe kemi punuar shumë për të mbajtur këtë manifestim të një rendësie të veçant, ka thënë Drejtori artistik i Revistës së Folklorit Burimor Shqiptar Drenasi 2014, Ermir Dizdari mjeshtër i madh nga Shqipëria. “Ne jemi tani të gatshëm të presim të gjithë pjesmarrësit në këtë manifestim me vlera të mëdha kulturore e folklorike shqiptare dhe t’i presim duar hapur të gjitha grupet dhe individet pjesmarrës në këtë manifestim kulturor me përmasa të mëdha kombëtare. Ky festival ka kriteret e veta parimore mbi të cilat do të vlerësohën grupet dhe individët pjesmarrës, të gjitha prezentimet do të jenë të drejpërdrejta jo përsmes CD-ve, ky është një festival garuers me çmime që i ndanë juria profesionale e përberë nga pesë anëtarë”, ka thënë drejtori artistik Ermir Dizdari mjeshter i madh.