Sot u kremtua 14 Qershori -Dita e Çlirimit të Drenasit, si dhe Dita e Dëshmorëve të komunës, po njëkohësisht edhe dita e marrjes së Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave të kosovarëve në Bruksel. Në Shtëpinë e Kulturës në orën 11 u mbajt Akademi solemne për nder të këtyre festave. Kryetari i komunës, Nexhat Demaku ka uruar këtë festë së pari për familjet e më të merituarve -dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së UCK-së, si dhe të gjithë qytetarët e kësaj komune, që kanë bartur barrën kryesore të luftës së bashku me ata të komunës së Skënderajt. Ndërkaq nga organizatat e dala nga lufta ka folur Salih Xhemajli, i cili ka theksuar kontributin e madh të këtyre kategorive për festat që gëzojmë sot.
Pjesën artistike të Akademisë ishin ftuar artistë Sheshin e Qytetit me emrin e dëshmorit dhe Heroit të Kombit, Fehmi Lladrovci në Drenas.