Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) ka organizuar takimin për shkëmbimin e praktikave më të mira për përgatitjen e buxhetit të Komunës së Drenasit dhe Skenderajt, ku si qëllim i kësaj punëtorie ishte të sigurohet një platformë për shkëmbimin e praktikave me të mira për përgatitjen e buxhetit komunal ne mes të drejtorive komunale.
Ne këtë punëtori, merrnin pjesë drejtor të Drejtorive Komunale nga Komuna e Drenasit dhe e Skenderajt, zyrtar financiar të drejtorive nga dy komunat dhe përfaqësuesit e OSBE-së. Punëtoria është mbajtur në Skenderaj, ndërsa të pranishmit kanë elaboruar detajisht se si është zhvilluar planifikimi i buxhetit të dy komunave. Dy drejtor të Financave nga Komuna e Drenasit dhe e Skenderajt, kanë treguar se menjëherë pas marrjes së Qarkores së parë Buxhetore në maj të këtij viti nga Ministria e Financave, kanë filluar me përgatitjen e buxhetit të komunës për vitin 2018 dhe planifikimin e buxhetit për vitin 2019-2020. Komuna e Drenasit pas marrjes së kësaj qarkoreje, ka bërë thirrje publike ne muajin maj të gjithë qytetarëve, eksperteve dhe OJQ-vë që të japin kontributin e tyre në planifikimin e shpenzimit të parasë publike. Pas kësaj, është hartuar Korniza Afatmesme Buxhetore e cila është miratuar në Kuvend që i ka jap të drejtën ekzekutivit që korniza të dal për dëgjim me qytetarët. Gjatë muajit gusht, janë mbajtur 6 dëgjime buxhetore me qytetarë, ne bashkësi lokale dhe nga ta janë marrë propozimet për projektet e tyre që janë në interesin e komunitetit ku ata jetojnë. Qëllimi i kësaj punëtorie ka qenë sigurimi i një platforme për shkëmbimin e praktikave me të mira për përgatitjen e buxhetit në mes drejtorive komunale. Buxheti i Komunave për vitin e ardhshëm pritet të miratohet gjatë këtij muaji.