Komuna e Drenasit ka investuar në rregullimin e Bibliotekës së qytetit e cila është zhvendosur nga lokali i vjetër në objekt të ri dhe është paisur me ekzemplarë të rinjë të librave dhe me sallë të leximit.
Vlera e investimit në këtë qendër të dijës për qytetarët e Komunës së Drenasit është 10 mijë euro, ndërsa janë mbi 10000 tituj të librave nga ato të lektyrave shkollore deri tek ato shkencore. Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku ka thënë se ky është një investim i qëlluar për të rinjët e Komunës. "Përmes këtij projekti ne kemi menduar të krijojmë kushte të mira për studiuesit e rinjë të Drenasit, ku dijenin e fituar të shfrytëzojnë për të mirën e Komunës. Objekti plotëson të gjitha kushtet dhe ka një pasuri me tituj të librave, mirëpo ne mendojmë që të rrisim numrin ne të ardhmën me tituj të rinjë", ka thënë Demaku. Ndërsa drejtori i Kulturës, Rinis e Sporteve, Agron Dubovci ka thënë se objekti i bibliotekës së qytetit ka edhe sallën e leximit me 30 ulëse dhe janë të anëtarësuar mbi 1 mijë lexues. "Tani që objekti i ri është në shfrytëzim për të gjithë lexuesit, kemi një interesim të shtuar të nxënësve dhe studentëve dhe kemi të regjistruar mbi 1 mijë veta dhe për secilën ditë ka regjistrime të reja", ka thënë drejtori Dubovci dhe ka shtuar se biblioteka do të shtohet edhe me numër të ulësve për lexues dhe shtim të titujve të librave. Kujtojmë që objekti i Bibliotekës së qytetit ishte në një hapsirë të vjetër dhe nuk plotësonte aspak kushtet për funksionalizimin e një bibiloteke, mirëpo tani që Komuna ka bërë këtë investim janë krijuar kushte të favorshme për funksionalizimin e një biblioteke.