Kryetari i Komunës së Drenasit ka pritur sot kryetarin e Komunës së Mitrovicës me
ekipin e tij. Ata biseduan lidhur me problemet e përbashkëta si komuna, ndër to edhe
për çështjet e zhvillimit ekonomik e social, si dhe rritjes së punësimit e përmirësimit të gjendjes sociale të qytetarëve të tyre.
Risitë rreth partneritetit publiko –privat si shansa
për thithjen e investimeve që do të ndihmonin projekte të rëndësishme të Komunave,
zhvillimi i zonave industriale, si dhe mundësitë e komunave për solidaritet me komunën
e Mitrovicës për rindërtimin e rreth 200 shtëpive për banorët shqiptarë që janë të
gatshëm për t’u rikthyer për banim në lagjet e pjesës veriore të qytetit u mbështet
fuqimisht si nevojë e ndihmës nga komunat kosovare me një pjesë te mjeteve për
investime kapitale të tyre. Kryetari Demaku u shpreh i gatshëm për të përkrahur këtë ide
të mitrovicasve edhe ne nje takim te perbashket me kryetarët e komunave tjera.