Drejtoria Komunale e Arsimit ka prezentuar rezultatet e testit të arritshmërisë për vitin shkollor 2013/2014 për nxënësit e klasëve të nënta (9) të Komunës së Drenasit. Testit të arritshmërisë i janë nënshtruar gjithsejt 1015 nxënës të shkollave fillore, ndërsa rezultati edhe këtë vit është i kënaqshëm. Ata janë testuar në 9 lendë mësimore dhe kanë treguar arritshmërinë e sukeseve të përfundimit të semimaturës. Edhe këtë vit, Shkolla Fillore e Vërbocit “Dëshmorët e Fortesës” është renditur e para me rezultatin e arritshmërisë me gjithsejt 80.86 për qind e ndjekur nga shkolla “Arif Shala” me 80.04 për qind dhe kështu me radhë. Të gjitha rezultatet e këtij testi mund t’i gjeni në linkun e shpalljeve, përkatësisht tek raportet në ueb faqën e Komunës.