Drejtoria e Inspekcionit vazhdon punën inspektuese të transportit legal dhe ilegal
Drejtoria e Inspekcionit, në kuadër të planit të punës për vitin 2022, ka planifikuar kontrollin e rregullt të transportit legal dhe ilegal të udhëtarëve, andaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar në zbatim e këtij plani. Është java e 5-të me radhë që Drejtoria për Inspsekcion, konkretisht inspektoret e komunikacionit, janë në teren në kuadër të inspektimit dhe zbatimit të ligjit në komunën tonë, në bashkëpunim me njësitin e stacionit Policor në Drenas.
Të gjithë ata operatore të cilën punojnë në kundërshtim më Ligjin 04/L-179 ( Ligji për transportin rrugor) dhe Rregulloreve të kuvendit komunal, Nr. 06-7086 (Rregullore për transportin rrugor në territorin e Komunës së Drenasit) dhe 344-50040 (Rregullore për kushtet dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së transportit taksi të udhëtarëve) do të ndëshkohen, prandaj ftojmë qytetarët që të shfrytëzojnë vetëm transportin legal dhe të kuptojnë së veprimet tona janë në përputhje të plotë me ligjin. Inspektimi do të vazhdojë edhe në javët në vazhdim në mënyrë që të sigurojmë një ambient të sigurt të transportit të udhëtarëve.
Gjithashtu ju bëjmë thirrje të gjithë operatoreve të licencuar për transportin e udhëtarëve që të respektojnë rendin e udhëtimit në bazë të licencës që posedojnë, në të kundërtën do të ndërmerren veprime konform ligjit.
Drejtoria e Inspekcionit do të vazhdojë të kryej punët e saj duke respektuar planin e punës për vitin 2022 dhe në respektim të plotë të legjislacionit në të cilën na obligon.