Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Eknomik vazhdon me mbështetjen e fermerëve të Komunës së Drenasit në sektoret e ndryshme të bujqësisë. Kësaj radhe, kjo drejtori ka shpërndarë makina mjelëse për të gjithë fermerët që kanë mbi 5 krer lop qumështore. Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, z. Skender Hasi, gjatë shpërndarjes së këtyre makinave mjelës, tha se kjo mbështetje për fermerët është e mirëseadhur, sepse do të ju mundësoj të gjithë këtyre përfituesve që të menaxhojnë më mirë fermat e tyre duke arritur rezultate me të mira si në sasi ashtu edhe cilësin e qumështit. Në bazë të mundësive buxhetore që ka Komuna e Drenasit, këtë vit do të vazhdojmë edhe me subvencionimin e sektoreve të ndryshme të pemëve te imëta, bletarisë etj. Fermeri i cili kishte përfituar këtë makinë mjelëse, Muharrem Lladrovci, ka falenderuar Komunën e Drenasit për këtë ndihmes dhe tha se kjo makinë do të ja lehtësoj punën ne mjeljen e bagëtive.