Drejtori i DKA-së, z. Arsim Mehmeti, dy profesorë dhe trembëdhjetë (13) nxënës të Komunës së Drenasit vizituan zyrtarisht Holandën, pёrkatёsisht Shkollёn e Mesme Bujqёsore “WELLANTCOLLEGE” nё Dordrecht për dhjetë ditë, e cia u realizua pa asnjë problem dhe me shumë suksese nga delegacioni ynë.
Janё realizuar shumё vizita nё kultura bimore dhe shtazore me nxёnёsit, tё cilёt kanё qenё tё angazhuar edhe nё aktivitete pune sё bashku me nxёnёsit holandezё. Kanë vizituar parkun nacional të luleve, tri Shkolla të Mesme Profesionale dhe Gjimnazin më të vjetër në Dordrecht. Nga kjo vizitë projekti i bashkëpunimit pritet të zgjerohet në shkëmbim profesional të mësimdhënësve nga dy shkollat profesionale të vendeve tona. U arrit marrëveshja që tre mësimdhënës nga Drenasi të lëmisë bujqësore do të fillojnë trajnimet profesionale prej tre javësh në fermat dhe serrat holandeze nga muaji Tetor 2011. Pastaj trajnerët e tyre do të vijnë në Drenas për vazhdim të trajnimeve për zhvillimin e veprimtarive praktike të kësaj lëmie.
Vizita më e rëndësishme ishte me Drejtorin e Arsimit z. Bert van de Burgt, i cili kishte pritur shumë mire dhe kishte thirrur edhe Drejtoratin e Punësimit dhe kompanitë e ndryshme vendore me të cilët kishin bashkëpunim zyrtar për mbajtjen e praktikës së nxënësve të drejtimeve teknike dhe të profileve të ndryshme profesionale, pastaj se si bëhet selektimi i më të sukseshmëve për t’i punësuar në kompanitë gjegjëse. Ajo që delegacioni ynë mësoi nga ky takim, i cili zgjati katë orë përfshirë edhe drekën zyrtare, ishte se si duhet bërë organizimi i veprimit konkret për realizim të mësimit praktik të nxënësve përmes kompanive vendore që i kemi dhe gjithashtu për t’u kujdesur për t’i dhënë mundësinë e punësimit pas përfundimit të shkollimit. Ndërsa në vazhdimësi do të mbajnë lidhjen me kompanitë holandeze dhe drejtorin z. Bert, të cilët iu dhanë premtime në përkrahje jo vetëm morale, por lidhje partneriteti, e cila mundet të konkretizohet pas vizitës së tyre në Drenas në vjeshtën e këtij viti. Kjo do të thotë se në të ardhmën nxënësit tanë pasi të aftësohen në aspektin profesional me përfundim të shkollës së mesme, bëhen të gatshëm për tregun e punës dhe mund të kenë përspektivën reale kudo në Kosovë dhe jashtë saj, nuk përjashtohet edhe mundësia në kompanitë holandeze.
Prej vizitave të lira kishin vizituar shoqatën e shqiptarëve “KOSOVA” në Dordrecht. Aty ishin pritur nga drejtuesit e shoqatës dhe disa bashkatdhetarë të tjerë.