Drejtori i Drejtoratit për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, z. Ajet Demiri, priti në një takim pune përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për Kosovë, z. Diamant Kazazi dhe z. Dukagjin Kastrati, ku biseduan lidhur me investimet që do të bëhen me rastin e ndërtimit të Objektit të Ri të Komunës. Në këtë takim ata sollën projektin ideor të projektuar nga zyra e tyre dhe ia dorëzuan Drejtorit Demiri.
Me këtë rast përfaqësuesit e BE-së deklaruan se do të vazhdojnë procedurat për fazat tjera, siç janë proceduarat e tenderimit, vlerësimit dhe zgjedhja e kontraktorit. Ky tender do të ketë karakter ndërkombëtar. Drejtori Demiri së bashku me shefat e sektoreve, z.Shaban Dobra dhe Afrim Prokshi i falenderuan Përfaqesuesit BE-së në emër të Kryetarit të Komunës, për investimin që do të bëhet në ndërtimin e Objektit të Ri të Komunës, me vlerë rreth 980 mijë euro.